“Shumë gabime dhe e preferuara handball”, mediat në Itali sulmojnë vetëm De Ligt

Nëse bëhet fjalë për sulmet që vijnë nga mediat italiane mbi një figurë sportive, atëherë më i preferuari është De Ligt. Mund të gjesh pafundësisht arsye për ta bërë një gjë të tillë, nisur edhe nga pritshmëria e lartë pas atij sezoni fantastik te Ajaksi.

Deri tani De Ligt nuk e ka justifikuar akoma besimin e drejtuesvë së Juventusit që investuan tek ky mbrojtës. Sigurisht që është ende herët për të pritur shpërthimin e holandez në klubin e ri dhe ambientimi kërkon gjithmonë kohë.

Por te Juventusi nuk mund të presin gjatë, e sidomos kur bëhet fjalë për “Champions League”. Mundësi të tilla vijnë pak dhe De Ligt duhet të tregojë sesa i rëndësishëm mund të jetë për Juventusin. “Calciomercato” thekson faktin se loja “handball” që bën De Ligt dhe shumë topa që ka rënë përgjatë gjithë kësaj kohe në dorën e holandezit, nuk mund të jenë vetëm rastësi. Një zile alarmi siç e cilëson dhe media italiane e cila duhet të dëgjohet. /Sport Ekspres/