Shtubina jep këshilla për ringritjen e Vllaznisë: Trajneri duhet shkodran!

Futbollisti shkodran dhe ish kapiteni i skuadrës kuqeblu Ndriçim Shtubina në një intervistë për Star Plus ka folur rreth situatës në të cilën gjendet Vllaznia.

Sa i përket lojtarëve dhe largimeve të mundshme tek ekipi shkodran Shtubina shprehet se situata është e zymtë dhe se fjalët e tija po vërtetohen.

Ndërkohë i pyetur se kë konsideron si problemin kryesor tek skuadra e Vllaznisë duke qenë se edhe vetë ka qenë pjesë e saj Shtubina shprehet se peshën kryesore të dështimit e kanë stafi dhe lojtarët.

Por njëkohësisht ai vijon duke thënë se edhe bashkia duhet të kishte kërkuar më shumë llogari dhe ti qëndronte më afër skuadrës.

Sa i përket emërimit të trajnerit në krye të pankinës kuqeblu ku emrat e Edi Martini dhe Ervis Kraja duken si më favoritë Shtubina shprehet për Star Plus se mbi të gjitha trajneri duhet të jetë shkodran.

Në përfundim Ndriçim Shtubina ka edhe një mesazh për futbollistët e Vllaznisë dhe njëkohësisht miqtë e tij. Ai u bën thirrje që të mos dorëzohen dhe ta rikthejnë edhe një herë Vllazninë në Superligë.

Tek Vllaznia akoma nuk ka ndonjë lëvizje sa i përket largimeve apo afrimeve të mundshme të lojtarëve apo planeve të së ardhmes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *