Shqipëria pret Bjellorusinë, Grima lëshon kushtrimin për fitore

0

Pika e parë në histori në grupet eliminatore të Kupës së Botës në futboll për femra ka hapur oreksin te vajzat kuqezi dhe te trajneri Armir Grima.

Pas barazimit të arritur në Poloni, Shqipëria zhvillon të martën në orën 16:00 në Elbasan ndeshjen e radhës eliminatore, me ekipin e Bjellorusisë (hyrja falas).

Trajneri Armir Grima shpreh besim që skuadra do të vijojë në momentin e saj të një reagimi shumë pozitiv, për të kërkuar fitoren: “Mendoj se barazimi në Poloni është fryt i një pune të skuadrës gjatë gjithë kësaj kohe. Skuadra më ka dhënë sinjale shumë të mira gjatë gjithë kësaj periudhe dhe të martën në fushë do të futemi për ta fituar ndeshjen. Kemi besim se mund t’ia dalim. E njohim këtë kundërshtar, pasi jemi ndeshur edhe në takimin e parë në fushën e tyre ku kemi bërë një paraqitje shumë të mirë. Skuadra po rritet në lojën e saj dhe kjo më pëlqen. Shoh një dëshirë të madhe te vajzat për të arritur drejt suksesit të parë në grup dhe mundësitë janë”,- theksoi Grima.

Nga ana e saj, edhe kapitenia e skuadrës Albina Rrahmani përpara gazetarëve në vigjilje të kësaj ndeshjeje shtoi: “Pika e marrë në Poloni na ka rritur shumë psikologjikisht. Kemi punuar shumë dhe do të jemi në fushë për ta fituar atë ndeshje. Uroj dhe shpresoj shumë edhe me mbështetjen e publikut tonë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here