Shqipëri e pafat, e pësojmë sërish në fund

Shqipëria U21 është befasuar sërish nga Irlanda e Veriut, që ishte kthyer në makth në këto kualifikuese për Kampionatin Europian. Pas humbjes në Irlandën e Veriut me një penallti në shtesë, sot sërish jemi shtangur pikërisht kur po prisnim të festonim.

Në një ndeshje me shumë entuziazëm për kuqezinjtë, si në fushë, ashtu në tribuna, ndërkohë që ritmi i lojës ishte i mirë dhe skuadra e Alban Bushit luajti 90 minuta mjaft të mira.

Kemi probleme në sulm dhe mungesa e Durmishajt u ndje shumë, por në minutën e 83-të një gjuajtje e bukur e kapitenit Ylber Ramadani nga distanca na dha avantazhin, duke çuar peshë tifozët e pranishëm në Selman Stërmasi.

Megjithatë, në fund na kapi paniku, Irlanda e Veriut nisi të sulmonte me forca të shumta dhe një kros në zonë në minutën e 89-të gjeti të pambuluar Lejvëri, i cili me kokë shënoi lehtësisht. 1-1 dhe dëshpërim për kuqezinjtë, që ishin shumë pranë fitores që do t’i afronte me synimin e madh, vendin e dytë në grup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *