Shpërthen figura e njohur e Partizanit: Turp, turp! Tifozë mos i shihni më, ka lojtarë delenxhinj

0

Humbja befasuese ditën e sotme e ekipit të Partizanit me shifrat 3-0 ndaj Besëlidhjes së Kategorisë së Parë ka bërë që në drejtim të klubit të vërshojnë kritikat. Legjenda e të kuqve, Edmond Dosti, nuk e ka kaluar lehtë këtë rezultat, të cilin ai e quan turp.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social, Dosti lëshon kritika të forta për lojtarët e klubit kryeqytetas. Ish-futbollisti i Partizanit i sheh lojtarët aktualë vetëm si përfitues monetarë, që nuk e ndjejnë aspak fanellën, ndërsa shpreh rezerva edhe për aftësitë e një pjese prej tyre. Madje i kërkon tifozëve të Parizanit, që të bojkotojnë ndeshjet e kampionëve në fuqi të Superiores.

“Turp turp turp….Të gjithë personave përgjegjës u bëj thirrje që të reflektojnë dhe të mos ta çojne Partizanin drejt gremines. Duke parë që situata nuk po ndryshon, ku në vend të progresit ka vetëm regres, është mirë që këta persona lojtarë nëse kanë burrëri, të japin dorëheqjen dhe vendin t’ua lënë kompetentëve dhe atyre që e duan Partizanin si ekip legjendar dhe jo burim biznesi.E kam shprehur prej kohësh për se ky sezon ka dështuar që në start për Partizanin, për vetë politikën dhe drejtuesit që u zgjodhën. Por sot në Lezhe ndodhi turpi më i madh i historisë së Partizanit.

Disa lojtare janë delenxhinj dhe jane vetem perfitues monetar tek Partizani dhe skane respekt per fanellen edhe shumë lojtarë nuk janë as për në Ligën e Dytë. Nuk di çfarë me thënë më shumë, pasi kjo ndeshje më ka bërë me dhimbje koke. Po më bëjnë që të mos i shikoj më, pasi vetëm sa lodh sytë. Mendoj se edhe tifozët duhet ta bojkotojnë këto paraqitje si kjo e sotmja qe i vuri piken. Të mos shkojnë në stadium, pasi ata lojtarë nuk e meritojnë t’i mbështetim. Përjetë me ty Partizan, deri ne vdekje! Partizani është i yni, i të gjithë tifozëve që nuk e kanë lënë për as edhe një moment vetëm”, ka shkruar Dosti./Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.