Mund të bëhet ylli i Shqipërisë, Armando Brojës i del emri për ekipin e Frenk Lampard

Shqipëria nuk e ka pasur kurrë një yll që të shkëlqejë mbi të tjerët dhe të jetë në qendër të vëmendjes në mediat europiane. Megjithëse lideri nuk na ka munguar me Lorik Canën, që ka qenë figura më e njohur për Kombëtaren tonë.

Por duke parë brezin e ri që po rritet, edhe kuqezinjtë do ta kenë yllin e munguar. Një prej kandidatëve më të mundshëm për marrë këtë vend është padyshim Armando Broja. Ky i fundit nuk ndalet me golat e shënuara te të gjithë grupmoshat e Chelsea-t, përfshirë këtu edhe U-23 e londinezëve. Megjithëse i duhet edhe pak kohë për ta konfirmuar veten më mirë te mosha e fundit para ekipit të parë, mediat po e sponsorizojnë së tepërmi sulmuesin shqiptar.

Së fundmi është media prestigjoze “Goal” e cila shkruan se Armando Broja, Billy Gilmour dhe Jamie Cumming kanë shfaqur interesimin e Frenk Lampard dhe të klubit, për t’u afruar në ekipin e parë. Kjo pasi trajneri i Chelseat po vazhdon një revolucion te ekipi duke i besuar shumë të rinjëve. Callum Hudson-Odoi, Mason Mount, Loftus-Cheek, Fikayo-Tomorri dhe James janë vetëm pak nga emrat që Lampard ka piketuar dhe i ka zgjedhur te skuadra e parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online