Shoku i ekipit dhunoi arbitrin, Vogli i thotë hallet troç: E ka pendesë jete, Teuta jep ryshfete

Një skandal i madh erdhi nga basketbolli shqiptar, atje ku sportisti nga ekipi i Tiranës, Bruno Deliu ka goditur me grushta arbitrin. Menjëherë ka ardhur arrestimi, përjashtimi nga basketbolli, ndërsa po pritet edhe vendimi përfundimtar për një burgosje të mundshme. Ndërkohë i ftuar në emisionin e “Procesi Sportiv”, Redi Vogli që është pjesë e Tiranës, ka dhënë edhe një version tjetër:

“Unë dua të kërkoj falje në emër të familjarëve të Brunos dhe të gjithë ekipit të Tiranës. Nuk e dija se do të ndodhte ai skandali, nëse do e dija se Bruno do ta godiste arbitrin, atëherë do të hidhesha unë te ai për ta ndaluar. Ai tani e ka pendesë jete. Nuk po e lënë të takoj as familjen në komisariat. Kjo ndodhi dhe ishte shumë e gabuar. Por kjo e ka një arsye.

Ne jemi basketbollista amatorë, ne bëjmë një punë tjetër dhe pastaj shkojmë stërvitemi dy orë. Tani te Tirana kemi shkuar 4-5 basketbollistë të vjetër dhe jemi ndërthurur me disa të rinjë. Ndërkohë na vijnë këto ekipet e tjera si Teuta e të tjera që blejnë lojtarë të huaj dhe japin ryshfete për arbitrat, duke qenë kundër nesh me vendime. Por t’i marrësh ato ekipe dhe të ndeshen me ne tani, unë e kam me jetë që ne fitojmë prapë”, ka thënë Vogli. /Sport Ekspres/