Shiu shpëton Xhokoviç, finalisti i dytë pezull prej dy ditësh

0

Gjysmëfinalja e dytë e “Roland Garros“ mes Novak Xhokoviç dhe Dominik Tim është ndërprerë për herë të dytë pak momente më parë, si pasojë e shiut.

Pas ndërprerjes ditën e djeshme, e njëjte gjë ndodhi edhe ditën e sotme, me Dominik Tim që është vetëm një hap larg finales së madhe, ku pret Rafael Nadal.

Në momentin e ndërprerjes po luhej seti final, ku Tim po udhëhiqte 4-1 me “game”, ndërsa game i gjashtë ishte 40-40, me shërbimet që i kryente Xhokoviç. Pikërisht ky i fundit mund të përfitojë nga kjo ndërprerje, pasi Tim po shfaqte një formë fantastike. Tashmë, serbi mund të rikuperojë energjitë dhe të provojë përmbysjen.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.