Sheikët pushtojnë futbollin europian/ Dominimi i PSG-së në rrezik, gati oferta 400 milionë euro për klubin francez

0

Sheikët nga Lindja e Mesme po pushtojnë futbollin europian vitet e fundit. Investimi në sportin më të ndjekur në botë është një mundësi që duket se josh shumë në multi-miliarderët e vendeve arabe. Manchester City apo PSG janë shembujt më të njohur, ndërsa së fundi ka dalë në skenë edhe interesimi i çmendur i princit arab për të bërë tijin klubin anglez të Newcastle. Por së fundi po përflitet edhe një tjetër ekip i njohur që do të ketë fatin e skuadrës britanike.

Bëhet fjalë për Olimpikun e Marsejës, e cila mund të përfundojë nën pronësinë e anëtarit të familjes mbretërore të Arabisë Saudite, Al Waleed Bin Talal. Lajmin e konfirmon media e njohur arabe, “Koora“, ndërsa edhe shumë media europiane e kanë përcjellë një gjë të tillë. Presidenti aktual i gjigantëve francezë e ka nxjerrë në shitje klubin për shkak të vështirësive financiare të hasura sezonin e shkuar, ndërsa Al Waleed Bin Talal mësohet se i ka ofruar plot 400 milionë euro në tryezë për ta bindur që t’i dorëzojë pronësinë.

Ndërkohë miliarderi arab ka synuar ta blejë Olimpikun e Marsejës që në vitin 2014, por pa patur sukses. Megjithatë nuk ka hequr dorë dhe dëshira e tij po merr formë për t’u kthyer në realitet. Nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë mund të vijë edhe fundi i dominimit absolut të PSG-së në Francë, teksa me investime të çmendura Marseja mund të pësojë një transformim të frikshëm vitet e ardhshme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.