Shefki Kuqi, i befasuar nga Skënderbeu!

Spektator nderi ishte edhe Shefki Kuqi, ish futbollisti i Njukasëllit, që e analizoi kështu ndeshjen për “Gol pas Goli”: Ishte ndeshje shumë  emirë me dy skuadra mjaft të mira. Skënderbeu më e kompletuar, luajti futboll shumë të mirë dhe cilësor. U pa edhe ndoshta eksperienca që kanë në Europa League dhe kanë filluar më herët se ekipet e tjera. Nuk është e lehtë ta shohësh një skuadër të kompletuar, si Skënderbeu”.

“Futbolli shqiptar ka rritje të madhe, nëse marrim dy tre vitet e fundit. Edhe kombëtarja ka treguar sukses. Nëse klubet dhe kampionati përmirësohen, edhe kombëtarja ka sukses. Në 2-3 vitet e fundit ka shumë përmirësim. Çani apo Soue? Soue është më i kompletuar. Ndoshta te Partizani kishte pak frikë mes lojtarëve, taktikisht. Kurse Skënderbeu ishte shumë taktik dhe lëvizte mirë. Soue është lojtar i mirë dhe më i sigurtë”.

“Për mendimin nuk është e lehtë të shohësh ekip të kompletuar si Skënderbeu. Jo vetëm sulmuesi dhe dy anësorët e shpejtë. Mesfusha gjithashtu. Nuk mund të bëj diferencime. Portieri i Skënderbeut nuk pati punë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *