Sfidë speciale për Muarem, miqësore ndaj Aktobes

Konfirmohen dy ndeshjet e para miqësore të Flamurtarit dhe pritet të njihet kundërshtari i tretë. Vlonjatët do të luajnë dy miqësoret e para në datë 12 dhe 15 janar në Antalia të Turqisë. Në ndeshjen e parë ekipi vlonjat do të vihet përballë një skuadre të kategorisë së dytë turke, ndërsa më 15 janar kuqezinjtë do të sfidojnë kazakët e Aktobe, ish-ekipin e mesfushorit Muarem Muarem. Ky test është shumë i rëndësishëm, pasi shërben edhe si barometër për forcën e Flamurtarit. Në program vlonjatët kanë të parashikuar edhe një tjetër ndeshje miqësore, por mbetet për t’u konfirmuar emri i kundërshtarit dhe data e zhvillimit të ndeshjes së tretë miqësore. Drejtuesit janë në kontakte edhe me skuadra të Superligës turke, por ende nuk është përcaktuar gjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *