Sentamu kapiten i Tiranës, zgjedhja e çuditshme

0

Çudirat nuk kanë të sosur. Në ndeshjen e djeshme në Shënkoll, ajo që binte në sy ishte zgjedhja e kapitenit të skuadrës së Tiranës. Shiritin e mbante ugandezi Junus Sentamu, ndërsa disa nga ”veteranët shqiptarë”, që ishin në lojë, ishin snobuar.

Pikërisht Dorian Kërçiku apo Asion Daja, që kanë kohë te bardheblutë, nuk ishin preferuarit nga Ze Maria për të qenë “komandantë të skuadrës”. Justifikimet nuk pinë ujë këtë herë, sepse politika e klubit, duhet të jetë mbi drejtësinë dhe vjetërsinë në ekip.

Një turp më vete, sepse Tirana nuk duhet të zbresë kurrë në të tilla nivele. Si mundet që një lojtar, sado i mirë, i cili ka vetëm pesë muaj në ekip të mbajë shiritin e kapitenit në një skuadër historike si Tirana? Si mundet që të snobohen Daja, Kërçiku, madje edhe ndonjë tjetër për shiritin e kapitenit të Tiranës? Për më tepër që fushë kishte lojtarë “prodhim i makinerisë bardheblu”, apo të tjerë që kanë sezone që luajnë çdo ndeshje me fanellën e Tiranës. Mund të pranohet çdo lloj vendimi, madje edhe ai i lënies së lojtarëve shqiptarë në stol, por kurrë që shiriti t’i jepet një lojtari tjetër, që edhe pse ka shënuar disa gola, akoma nuk ka mbushur një sezon te bardheblutë. Asnjëherë nuk ka ndodhur në historinë e Tiranës, që një lojtar sado i mirë, që ka vetëm pesë muaj në skuadër të jetë kapiteni i ekipit. Përjashtimi për një të huaj është bërë teksa Egbo luante sezonin e disatë në ekip, por atëherë Emanueli ishte një lider në ekip. Gjithsesi, gjithmonë ka një herë të parë. Në erën Ze Maria mund të luash titullar dhe të gradohesh kapiten, ndonëse je i sapo ardhur në skuadër…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image