Sa shumë rritje nga Amir Rrahmani! Me Belotin dhe De Vrij, tek më të mirët

Në Itali ka përfunduar java e 5-të e kampionatit, ku mbrojtësi shqiptar Amir Rrahmani ia ka dalë të përfshihet në 11-shen më të mirë të javës. Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës ka bërë një paraqitje shumë pozitive në ndeshjen e fundit që ekipi i tij i Veronës luajti kundër Udinezes.

Rrahmani u cilësua si një nga më të mirët në atë përballje, ku i vendosi në vështirësi sulmuesit kundërshtarë. Futbollisti shqiptar është vlerësuar me notën 7.7 në atë takim dhe ka siguruar kështu një vend në formacionin më të mirë të javës, së bashku me shokun e tij të ekipit Miguel Veloso. /Sport Ekspres/