Roshi e Berisha titullarë, Balaj nga stoli

Odise Roshi më në fund po luan rregullisht te Ahmat Grozni, sepse edhe sot e nisi në formacion në derbin kundër Anzhit. Mesfushori i Shqipërisë luajti si anësor ofensiv në të djathtë, ndërsa Bernard Berisha, gjithashtu titullar, luajti si mesfushor i majtë.

Në stol ishte edhe Bekim Balaj, i cili nuk u aktivizua, pasi është ende në procesin e riaftësimit.

Derbi përfundoi 1-1, me një fund takimi të çmendur, sepse në shtesë shënoi fillimisht Ahmati dhe në minutën e 96-të barazoi Anzhi.

Roshi humbi një rast të mirë në pjesën e parë dhe krijoi edhe një mundësi të mirë shënimi gjithashtu në pjesën e parë, ndërsa u zëvendësua në minutën e 55-të.

Barazimi ndali serinë prej 3 humbjesh për Ahmatin, që është mbi mesin e tabelës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *