Rezultoi një eksperiencë për t’u harruar, Drita largon dy ish-sulmuesët e Tiranës dhe Partizanit

Dy lojtarët brazilianë, Lucas Cardoso dhe Gilberto Fortunato, nuk do të jenë më pjesë e klubit të Dritës vitin e ardhshëm. Këta të fundit kanë vendosur t’i japin fund marrëdhënies së tyre me këta futbollistë që megjithëse të ardhur në merkaton e verës, nuk kanë bindur drejtuesit e Dritës për një vend në ekip.

Ish-lojtarit të Partizanit, Cardoso, nuk i ka shkuar ashtu siç duhej kjo eksperiencë e re në IPKO Superliga, ku i kanë munguar golat. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Fortunaton, i cili më parë ka qenë pjesë e Superiores me ekipin e Tiranës dhe të Flamurtarit, por që në kampionatin e Kosovës ka gjetur vetëm 5 herë rrugën e rrjetës. Shifrat flasin kundër dy sulmuesëve brazilianë, për këtë arsye Drita ka vendosur që të mbyllë këtu bashkëpunimin me ta./Sport Ekspres/