Rexhinaldo kërkon falje: Premtoj se do të rikthehem më i fortë

Nuk kishte si të shkonte më keq fillimi i aventurës së sulmuesit Artur Rexhinaldo me Kukësin. Afrikani ka luajtur dy ndeshje dhe i ka humbur të dyja, me Karabakun me rezultatin 3-0 dhe Torpedon me rezultatin 5-2. Ish-lojtari i Laçit iu bashku ekipit me vonesë, prandaj dhe rendimenti nuk ishte i duhuri.

Ai u kërkoi falje tifozëve në një postim në “Instagram” ku shkruante se i vinte keq në lidhje me mungesën e golave. “Na vjen keq për gjithë tifozët e Kukësit, për lojën dhe për shanset e humbura. Unë do të punoj më shumë dhe premtoj se do të kem sukses në këtë klub të madh.

“Unë u punësova për të shënuar gola dhe unë jetoj për ta. Arsyet janë të mëdha, për kolegët e mi, presidentin dhe stafin teknik e drejtorin sportiv, sepse ata vendosën shumë besim tek unë. Unë premtoj të kthehem”, – u shpreh ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *