Renditja e Seria A pa gabimet e VAR/ Juventusi favorizohet shumë, Interi do të ishte 5 pikë para

Në Seria A vazhdojnë kontestimet sa i përket gabimeve të arbitrave dhe pas hyrjes së VAR-it. Gjithmonë ka polemika për vendimet e tyre që gjithmonë lënë vend për diskutim. Media italiane “Sport.virgilio” ka bërë një renditje sesi do të ishte elita e futbollit italian pa gabimet e arbitrave dhe VAR.

Atje shihet sesi është favorizuar skuadra e Juventusit, dukshëm madje. Kjo pasi bardhezinjtë janë 6 pikë më tepër nga çfarë duhej të kishin realisht në Seria A, deri në javën e 19. Interi duhej të ishte në vendin e parë dhe i shkëputur 5 pikë përpara, megjithëse renditja aktuale e nxjerr në vendin e dytë. /Sport Ekspres/

Klasifikimi në Seria A, pa gabimet e arbitrave: Inter 47; Juventus 42; Lazio 38; Atalanta 37; Rome 35; Naples 32; Turin 29; Parma 28; Bologna, Verona 26; Cagliari 25; Milan, Fiorentina 23; Udinese 21; Sassuolo 20; Lecce, Sampdoria 19; Brescia 12; Spal 10; Genoa 9.

Klasifikimi në Seria A aktual: Juventus 48 (+6); Inter 46 (-1); Lazio 42 (+4); Atalanta 35 (-2), Rome 35; Cagliari 29 (+4); Parma 28; Turin 27 (-2); Verona 25 (-1), Milan 25 (+2); Naples 24 (-8), Udinese 24 (+3); Bologna 23 (-3); Fiorentina 21 (-2); Sassuolo 19 (-1), Sampdoria 19; Lecce 15 (-4); Brescia 14 (+2), Genoa 14 (+5); Spal 12 (+2).