Reali “hapi thesin” për Duodecima-n, këtë vit më pak premio

Reali i Madridit bëhet gati për finalen e Ligës së Kampioneve në fund të muajit, kundër Liverpulit, ku do të kërkojë triumfin numër 13 në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në kontinent. Spanjollja Marca zbulon edhe një detaj tjetër nga triumfi i sezonit të shkuar, kur Reali fitoi ndaj Juves në finale: lojtarët morën si premio, përveç parave pa fund, edhe nga një orë Rolex Submariner Date, me vlerë 24 mijë euro (por Reali bleu 30, ndaj pati ulje dhe çdo orë i kushtoi 14 mijë euro), zgjedhur nga Sergio Ramos, me mbishkrimin “Duodecima”.

Vitin e shkuar Reali fitoi edhe kampionatin, ndaj klubi shpenzoi rreth 70 milionë euro në total për premiot që i shkuan ekipit dhe stafit.

Shifra të frikshme, por që do të ulen këtë sezon, sepse çdo futbollist do të marrë 600.000 euro në rast triumfi ndaj Liverpulit. Kjo për faktin se Reali nuk triumfoi në kampionat apo Kupën e Mbretit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *