Radas kthehet si kapiten, Skënderbeu cakton dy miqësore

0

Marko Radas dhe Skënderbeu, një histori që do të vazhdojë. Pas bisedave me trajnerin Orges Shehi dhe premtimit se do të vazhdojë të luajë në Korçë, mbrojtësi veteran gjeti edhe akordin me drejtuesit e klubit.

Kroati 33-vjeçar do të gradohet edhe kapiteni i ri i Skënderbeut, ku do të jetë pika e orientimit për ekipin. Radas, i cili luan me bardhekuqtë prej vitit 2011 ku ka fituar 6 tituj kampion, do të bashkohet me grupin në ditët në vazhdim.

Ndërkohë trajneri Shehi ka planifikuar dy teste miqësore, përpara transferimit të skuadrës për fazën përgatitore në Greqi. “Ujqërit” do të luajnë më datë 12 korrik ndaj Maliqit, ndërsa më 17 korrik do të presin në Korçë ekipin shqiptar të Ligës së Parë maqedonase, Renovën.

Pas këtyre testeve, sipas portalit “Korça Sot”, Skënderbeu do te udhëtojë drejt Naousas në Greqi, për fazën përgatitore para startit të kampionatit të ri.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.