Qirinjtë fiken dy herë/ Këtë herë Duka para homologëve turq: Të fitojmë nesër!

Dy herë janë fikur qirinjtë në ditën e sotme sa i përket përgatitjes që po bën Kombëtarja e Shqipërisë në Turqi. Në ditën e nesërme do të zhvillohet edhe takimi i vlefshëm për kualifikueset e Europianit.

Fillimisht erdhi nga trajneri Reja, që sot festonte ditëlindjen. Dhurata që u ka kërkuar lojtarëve kuqezi ishte një fitore kundër Turqisë. Padyshim që kjo ka qenë edhe dëshira e menduar nga trajneri Italian në momentin e fikjes së qirinjëve.

Ndërkohë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka pasur ditëlindjen pak ditë më parë. Homologët në Turqi kishin përgatitur edhe një ceremoni të vogël me një tortë, ndërsa Duka e ka shprehur dëshirën me zë të lartë: “Të fitojmë nesër”. /Sport Ekspres/