Projekti i madh i Milanit, në Spanjë flasin për Guardiolën si trajner

Shumë vite kanë kaluar dhe Milani ende nuk ka arritur të rikthehet në vendin që i takon në kampionatin italian dhe në arenën europiane. Megjithëse ndryshimet e bëra në organikën e klubit kanë qenë shumë të mëdha, ku përgjatë këtyre viteve ka pasur shumë lëvizje si te futbollistët ashtu edhe në stolin kuqezi, por sërish rezultat nuk ka pasur.

Por grupi Elliot, i cili ka në pronësi skuadrën italiani, premton ringjalljen e Milanit të madh dhe për të arritur një gjë të tillë kërkojnë një emër të njohur në krye të pankinës. Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo” milanezët synojnë të sjellin në drejtim të klubit spanjollin Guardiola edhe pse kjo duket tejet e vështirë për tu realizuar, pasi trajneri ka një kontratë deri në vitin 2021 me Manchester Cityn dhe ka ndërmend ta respektojë atë deri në fund.

Megjithatë Milani e ka një plan B në rast se një gjë e tillë nuk arrihet dhe ai është Shevchenko, i cili po i tregon aftësitë e tij si trajner me përfaqësuesen e Ukrainës, duke siguruar kualifikimin në Euro 2020. Gjithashtu Milani dëshiron edhe Marc Overmars si drejtor futbolli, por holandezi ka rinovuar me ekipin e Ajax deri në vitin 2024, duke u bërë një objektiv i vështirë për kuqezinjtë./Sport Ekspres/