Progni largohet nga Partizani, qëndron në Superiore

1

Gerhard Progni ka qenë një nga lojtartë më të rëndësishëm të skuadrës së Partizanit edicionin e shkuar, por duket se aventura e ti tek “demat” ka ardhur në fund. Lojtari anësor, i cili tek kryeqytetasit është aktivizuar dhe si sulmues kryesor do të transferohet tek Teuta e Durrësit, ashtu siç raporton “Supersport”.

Dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe lojtari tropojan është bashkuar me skuadrën e Bledi Shkëmbit, siç bëjnë me dije të njëjtat burime. Është një rikthim në Durrës për Prognin, i cili edhe në të shkuarën ka qenë pjesë e bregdetarëve, duke shënuar dhe dy gola në 17 ndeshjet që u aktivizua.

Një lëvizje surprizë, pasi Progni ka pasur besimin e trajnerit Skënder Gega, me këtë të fundit që e kishte aktivizuar dhe në dy ndeshjet e para të edicionit të ri. Nuk do të jetë aspak çudi që për Prognin të rezervohen disa minuta që në takimin e së dielës ndaj skuadrës së Kamzës.

You might also like
1 Comment
  1. Piro says

    Hahahaha paska Ikur Progeri nga Partizani ..sa cudi lojtar shume i madh. PO si e la Gaz Demi mo. Obobo o Partizan. Ctegjeti pa me thoni mo kur ka luajtur futboll ai. Une nuk e di ,mire do ishte te kishte degjuar M.Julianon te luante mbrojtes i djathte aty efhe mund ta quaje fotbollist.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.