Prapaskenat e Mourinhos, refuzoi t’i zinte vendin Zidane dhe 40 milion paund… në Kinë

0

Largimi nga Man.United me një shije jo të mirë nuk ja uli “valutën” Jose Mourinhios. Trajneri portugez aq i lakmuar nga klubet evropiane dhe jo vetëm ka qenë për një kohë epiqendra e merkatos.

Së fundmi sipas britanikes “The Sun”, Tottenham ishte oferta më bindëse për Mourinhio, edhe pse nuk munguan joshjet e tjera. Real Madrid i ka ofruar 12 milion paund ish-trajnerit të tyre për t’u rikthyer. Madrilenët kishin planifikuar largimin e Zinedin Zidane dhe deri atëherë, Mourinhio do të ishte i paguar si normalisht nga klubi.

Por mësohet se portugezi ka refuzuar ofertën e kampionëve të europës. Borussia Dortmund, Milan dhe Lyon ishin po ashtu skuadrat pretendente për firmosjen e stolit me Mourinhios. Teksa oferta më e majme ka ardhur nga Kina, aty ku për futbollin po shpenzohet “all in”.

Plot 40 milion paund, pa taksa, ka ofruar klubi i Guangzhou Evergrande për trajneri portugez. Klubi kinez kryeson renditjen në “Super Liga” dhe drejtohet aktualisht nga italiani Fabio Cannavaro. Mourinhio nuk është tunduar nga lakmia për poara por duket se lakmia për titull dhe triumf me skuadrën e Tottenham, ishte zgjedhja e duhur për karrierën e tij. Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.