Një gafë televizive gjatë komentimit te Inter-Roma, në Itali nuk të falin asnjë gabim

Në Itali nuk falin asgjë sa i përket gafave në komentim dhe kërkojnë për perfeksionin. Në qendër të vëmendjes ka përfunduar komentatori Fabio Caressa gjatë Inter-Roma. Ai ka harruar të komentojë zëvendësimin e Kandrevas së dëmtuar me Lazaron.

Ky zëvendësim nga Konte erdhi në sekondat e fundit të pjesës së parë, por detaji i rëndësishëm i shpëtoi Fabio Caressas. Kaq mjaftoi që në rrjetet sociale të niste ironia dhe sulmi i tifozëve kundrejt tij, si për të treguar se nuk e ka bërë mirë detyrën apo edhe më keq në disa raste, duke thënë se e tregon se është një tifoz i Romës edhe gjatë detyrës. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online