Për herë të parë për mbrojtësin e Shpresave, Bajrami ftohet për në “Championship”

Geraldo Bajrami e ka parë më nga afër për herë të parë Birminghamin në “Championship”. Në përballjen e djeshme ndaj Ëigan, ku Birminghami humbi me rezultatin 1-0 në transfertë, i thirrur ishte edhe mbrojtësi shqiptar.

Ky i fundit grumbullohej për herë të parë dhe gjendej në stol për një ndeshje të kampionatit. Ndërkohë në këtë sezon kishte debutuar me klubin anglez në Kupë, atje ku do të eliminoheshin. Bajrami është pjesë e Shpresave që drejtohen nga Alban Bushi dhe ka shumë kualitete. Pavarësisht rezultateve të fundit me një tifoz të thjeshtë që mund t’ia hedh përgjegjësinë llogjikisht mbrojtjes, Bajrami bën përjashtim.

Në ndeshjen e zhvilluar ndaj Francës U-21 ishte i pakalueshëm në duele, ndërsa në përballjen e fundit ndaj Austrisë U-21 gaboi vetëm në një moment që kushtoi edhe në gol, për shkak të terrenit disi të vështirë. Por nuk duhet të harrojmë se Bajrami ka qenë kapiteni i Birminghamit U-23 dhe sipas të gjitha gjasave, do të zërë një vend titullari brenda pak kohësh te kjo skuadër. /Sport Ekspres/