Panamaja zgjat pak, Belgjika e fundos në një pjesë loje

Duke parë çfarë ka ndodhur deri tani në Kupën e Botës, ishte logjike që të pritej me kuriozitet ndeshja mes Belgjikës e Panamasë. Diferenca të frikshme, por në letër është ndryshe nga fusha, shihni Brazilin e Gjermaninë.

Megjithatë, Panamaja nuk është superfuqi dhe nuk ka eksperiencë ndërkombëtare, ndaj edhe prania në Kupën e Botës esetë sukses madhor.

Një humbje 3-0 ndaj Belgjikës nuk përbën ndonjë problem të madh, pasi dihet forca dhe talenti i belgëve. I konsiderojnë skuadra që herët a vonë do shpërthejë në arenën botërore, por realisht kjo Belgjikë nuk ta jep kurrë përshtypjen se mund të bëjë hapin e madh.fiton me të voglat, i mbyt në gola, si beri sot në pjesën e dytë, por me një lojë me luhatje, me përtesë, herë pas here pa asnjë koordinim e asnjë plan.

Panamaja e bëri zap në pjesën e parë, një rival më serioz nuk duhet si do të veprojë dhe Belgjika është ende një skuadër që duhet parë në test të vërtetë. Lukaku shënoi 2 gola, si zakonisht me ekipet e vogla. Kjo është arsyeja pse tallen me të në Angli.

BELGJIKË – PANAMA    3-0

Shënues: Mertens 47′, Lukaku 69′, 75′

75′ GOL BELGJIKA! Merr fund sfida, klasifikimit i Belgjikës doli me pah në pjesën e dytë. Lukaku merr një top nga Hazard, sërish i vetëm me portierin dhe nuk gabon. Belgjika po zbavitet tani, me një rival modest dhe të demoralizuar.

69′ GOL BELGJIKA! Vjen edhe goli i sigurisë, këtë radhë nga Lukaku. Sulmuesi kryesor me ne fund merr një pasim në zonë nga De Brujne dhe me kokë nuk fal, i vetëm me portierin.

47′ GOL BELGJIKA! E zhbllokon Dris Mertens! Marrin fund vuajtjet e Belgjikës para porte, edhe pse pa ndonjë këmbëngulje të madhe. Një top duke dalë jashtë zone, Mertens e godet fluturimthi dhe gol, i shkëlqyer!

PJESA E PARË. Zero gola, zero ide, asnjë plan. Belgjika, si gjithnjë, zbret në fushë si të ishte Brazili i kohërave të arta, por emrat e mëdhenj nuk mjaftojnë për të bërë ekip fitues. Panamaja modeste ka bërë atë që duhej të bënte, është mbrojtur me qetësi, askush nuk i kërkon të fitojë.

7 prekje – Kaq herë e ka prekur topin Romelu Lukaku  ai që duhej të ishte tmerri i Panamasë sot.

37′ Asgjë e re, Belgjika superiore, por sulmon pa shpejtësi e vendosmëri. Duket qartë që mobilizimi le për te dëshiruar.

30′ Ikën gjysmë ore lojë, Belgjika kontrollon, por pa krijuar rastin e duhur. Panamaja e gjitha në mbrojtje.

15′ Dominim i Belgjikës, por ende asnjë rrezik i qartë.

1′ NIS NDESHJA

Prej orës 18.00 Belgjika përballet me Panamanë në Soçi, në një ndeshje krejtësisht të paekuilibruar në letër.

Belgjika është një ndër kombëtaret më të mira në planet dhe ka një gjirin e vet lojtarë të klasit botëror, duke nisur nga Kurtua, De Brujne, Hazard e Lukaku, të gjithë në fushë.

Ndërkaq, Panamaja e vogël ka vetëm 3 lojtarë që luajnë në Europë dhe dy prej tyre janë te rezervat e Gentit në Belgjikë dhe një te Dunajska Streda në Sllovaki. Mjafton kaq për të kuptuar diferencat, por duhet theksuar se 10 lojtarë të Panamasë kanë luajtur mbi 70 ndeshje me kombëtaren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *