Pakult: Vendoset në Maltë, e prisja Valetën kaq mirë

Trajneri i Kukësit Peter Pakult natyrisht nuk ka qenë i kënaqur me barazimin ndaj Valetës, por mbi të gjitha me lojën e Kukësit.

“I kënaqur me rezultatin nuk jam. Pozitive ishte që nuk u ndëshkuam në pjesën e dytë. Në 45 minutat e dyta kishim më shumë guxim të dilnim para, por lejuam shumë kundërsulme që ne e dinim se kundërshtari i aplikon shumë.

SHANSET – “Pa diskutim shanset janë, këto janë, vetëm 90 minuta. Kualifikimi vendoset në Maltë, atje do të japim gjithçka që të e kalojmë turin.

LOJA E DOBËT – “E filluam shumë nervozë. Patëm probleme në krijimin e lojës në pjesën e parë. Pa dyshim një pjesë e madhe e lojtarëve janë të rinj, kundërshtari ka shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare.

EMRAT E VEÇANTË – “Nuk dëshiroj të ndalem tek disa lojtarë individualë, por të shoh të gjithë skuadrën. Pa dyshim eshte e veshtire per lojtaret qe kanë pak ditë për t’u përshtatur me skuadrën.

VALETËS BEFASUESE – “Edhe ata patën rastet e tyre, siç i patëm dhe ne rastet tona. Ndeshja e kthimit vendos gjithçka.

FORMACIONI ME NDRYSHIME – “Dua të sqaroj se kur ke largime duhet të afrosh lojtarë. Është normale. Kemi pasur përballë një skuadër që ka lojtarë që e njohin mirë njëri-tjetrin. Ka kohë që e them se na duhet dhe pak kohë. Lojtarët e rinj duan kohë per të njohur të gjithë ambientin.

MERKATOJA – “Nuk dua të kthehem tek e shkuara. Kemi pasur një listë me Nexhipin dhe është pak e vështirë perzgjedhja, pasi ka dhe vështirësi, pasi disa duan më shumë duhet parë edhe buxheti. Një pasues i Gurit? Nuk varet nga unë. Nuk ka trajner që thotë nuk dua lojtare të mirë.

QETËSIA – “I qetë pas këtij barazimi? Kam kohë që luaj në Europë si trajner dhe si lojtar, ndaj jam i qetë. U luajt 50% e lojës, do luhet dhe gjysma tjetër. Rezultati i sotëm mund të ketë sjellë pak zhgënjim, por me eksperiencën që kam, duhet të presim ndeshjen e kthimit.

DËSHTIM NË RAST ELIMINIMI – “Flasim për gjëra që nuk kanë ndodhur, si pula me vezën. Nuk mendoj për skualifikimin para një ndeshjeje për t’u luajtur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *