Pak Milan në La Korunja, edhe Muntari mund të firmosë

0

Pas Klarens Sedorfit, edhe Sulejman Muntari mund të shkojë te Deportivo La Korunja. Mesfushori, tashmë 33 vjeç, do të bashkohet në stërvitje me ekipin spanjoll dhe nëse do të bindë stafin teknik, do të firmosë kontratë, edhe pse merkatoja e janarit ka përfunduar.

Një njohje e vjetër e Sedorfit, Muntari ka një eksperiencë të jashtëzakonshme, mes Milanit, Interit e shumë klubeve, ndaj mund të ndihmojë për të arritur synimin që ka Deportivo, mbijetesën në La Liga.

Gjatë gjithë janarit në La Korunja kërkonin një mesfushor me tipare mbrojtëse, pa sukses, ndaj në 31 janar i prishën kontratën Bruno Gamas, për të lënë një vend bosh nëse paraqitej ndonjë okazion falas, nga lojtarët që janë pa ekip, pikërisht si Muntari.

Ganezi do të provohet dhe nëse do të firmosë, do të bëhet futbollisti i gjashtë në qendër të mesfushës, ku janë edhe Moskera, Borges, Valverde, Gijerme e Kron-Deli.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image