Nxehet keq derbi i kryeqytetit, tifozët e Lacios i kalojnë të gjitha caqet: Zaniolo, inval..i i Romës!

Ditën e nesërme e gjitha epiqendra e vëmendjes në Seria A është tek përballja e kryeqytetit dhe derbi i mesditës, përpara sfidës së mbrëmjes mes Napolit dhe Juventusit. Bëhet fjalë për sfidën e cila do të zhvillohet mes Lacios dhe Romës, ku situata është nxehur keqazi së fundmi.

Tifozët lacialë e kanë armik të përbetuar Romën, aqsa së fundmi i kanë kaluar të gjitha caqet. Zaniolo ka thyer ligamentin e gjurit përpara dy javësh, duke rrezikuar gjithçka në karrierën e tij, aqsa llogaritet që të mos luajë edhe në Europian.

Por kur solidarizimi vjen nga të gjitha skuadrat dhe tifozët, me mbështetësit e Lacios nuk ndodh e njëjta gjë. Nëpërmjet një banderole atë shkruajnë: “Zaniolo si Roka, invali.i i Romës”. Pra me këtë rast bëhet një tallje, ndërsa me Roka i referohen ish-lojtari i Romës që ka pësuar dëmtim të rëndë asokohe dhe shumë operacione. Kjo banderolë ka sjellë edhe reagimin e menjëhershëm të trajnerit të verdhekuqve, Fonseca, i cili shprehet qartësisht se autorët e këtij shkrimi nuk janë tifoz futbolli dhe nuk mund ta duan këtë sport. /Sport Ekspres/