“Nuk po ngrenë kokë”, Çarçani sërish: Partizani nuk është i Ols Ramës…tifozët i thonë “ik”

0

Gerti Çarçani ka zgjedhur që të hap emisionin e tij te “Pressing” në Abc News, ashtu si edhe në herën e fundit duke folur pêr Partizanin dhe përgjegjësitë e Olsi Ramës. Gjithçka thuhet pa i lënë vend shumë nënkuptimeve, se drejtori i të kuqëve duhet të reagojë dhe të mos heshtë, duke parë disfatat e njëpasnjëshme.

“Sport dhe do të ndalemi gjatë te java e 25-të e Kategorisë Superiore. Tirana ka nisur arratinë, 6 pikë nuk janë shumë, por dhe pak nuk janë. Frenohet Kukësi, “asist” simpatik i Vllaznisë për Tiranën. Teuta mposht Partizanin. Partizani që realisht nuk po di më të fitojë, nuk po ngre dot kokë, është e pamundur.

Ne jemi një studio sportive, jo politike, por prej kohës opozita zgjodhi të thoshtë “Rama Ik”, por ajo pjesë e tifozerisë “Guerrils” që ishte në stadium, e theksoi “Olsi Ik”. Një diagnozë e cila i ngarkohet vetëm drejtorit sportiv të Partizanit, ai që ka ndërtuar këtë skuadër dhe vazhdon të heshtë, për arsyet që vetëm ai i di. Ne do të flasim për Partizanin, pasi Partizani nuk është vetëm i Ols Ramës”, thotê Çarçani. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.