Nuk është një gol i çfarëdoshëm, Mc Tominay futet në historinë e Manchester United

Manchester United që drejtohet nga ana e Solskjaer është duke fituar me rezultatin 0-2 ndaj Norwich në transfertë. Fillimisht do të ishte Mc Tominay që do të kalonte në avantazh, për të vazhduar me Rashford.

Fillimisht ky sulmues do të gabonte nga pika e bardhë në minutën e 28, ndërsa dy minuta më vonë do të gjente rrugën e rrjetës. Ndërkohë një tjetër penallti u akordua në favor të Manchester United, ku në minutën e 43 ishte Martial që do të gabonte nga pika e bardhë. Ajo që vlen për t’u theksuar është goli i Mc Tominay, që e ka futur në historinë e këtij klubi. Nuk ishte një realizim me vlerë të çfarëdoshme, pasi ishte i 2000-ti për këtë skuadër në kampionatin anglez. /Sport Ekspres/