Një vit e gjysmë pa futboll, “Bisha” Zhulio Baptista firmos me kampionët e Rumanisë

Një ndër futbollistët brazilianë më të njohur në Europë në shekullin e ri, Zhulio Baptista, ka firmosur mbrëmjen e djeshme në Rumani, për kampionët në fuqi të CFR Kluzhit.

Sulmuesi 36-vjeçar, i njohur me nofkën “Bisha”, nuk luan futboll prej nëntorit 2016, kur Orlando Siti nuk ia rinovoi kontratën në kampionatin amerikan.

Ditët e fundit Baptista ka qenë në provë te Kluzhi, që ka mbetur i kënaqur nga forma e tij fizike dhe e ka regjistruar edhe për kupat e Europës.

Zhulio Baptista ka luajtur mbi 40 ndeshje për Brazilin, si dhe ka luajtur për Seviljen, Real Madridin, Arsenalin, Romën e Malagan në Europë. Prej vitit 2013 luante për Kruzeiron në atdhe, para se të firmoste për Orlandon në mars të vitit 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *