Nga një fshat peshkatarësh te një tjetër, Qaka ndjek historinë e Berishës!

0

 

I rritur në një fshat të vogël, ku peshkimi dhe blegtoria janë mjete jetese, Qaka të ngjan me Etrit Berishën, që u ftua nga De Biazi në 2012-n kur luante te Kalmari

Kamer Qaka: një emër i panjohur për shumë shqiptarë, tashmë është pjesë e Shqipërisë dhe do të vihet menjëherë nën urdhrat e Kristian Panuçit. Por kush është Qaka? Me origjinë nga Kosova, 22 vjeçari ka shkuar në Norvegji që në moshën 2.5 vjeç dhe është rritur aty. Për shumë vite te Valerenga në Oslo, deri në verë luante te Kristiansundi, ku vjet u shpall Futbollisti i Vitit në divizionin e dytë dhe sivjet shkëlqeu edhe në Eliteserien, para se në verë të shkonte në Rumani, te Poli Iashi. Mesfushor qendror, me tipare mbrojtëse, Qaka është një luftëtar, një ushtar i vërtetë, i cili në krah ka tatuazh shqipen e flamurit tonë.

Tani vjen ftesa surprizë dhe Qaka tregon: “Nuk kam biseduar direkt me Panuçin, por me përfaqësues të rëndësishëm të Federatës, të cilët më thanë se isha një lojtar i aftë për të luajtur me Shqipërinë. Më pyetën nëse dëshiroja të luaja për Shqipërinë dhe u përgjigja “Nuk ka nevojë të më pyesni”. Isha i emocionuar, në ekstazë, kam qarë për 20 minuta. Mbeta i tronditur, idhujt e mi të fëmijërisë luajnë për Shqipërinë, ndaj nuk di ç’të them, jam ende i tronditur. Ëndrra ime ka qenë gjithnjë që të luaja për Shqipërinë, atje e kam zemrën. Shqipëria shkoi në Europian vjet, është një kombëtare shumë e mirë”.

Deri në moshën 19-vjeçare Qaka ka luajtur kombëtaret e moshave në Norvegji, por më pas nuk erdhi kalimi në kombëtaren U-21. Në moshën 14-vjeçare e kërkoi edhe Ajaksi, por refuzoi, për të qëndruar në Norvegji, por kombëtarja skandinave nuk ia dha kurrë shansin dhe tashmë Qaka ka ndryshuar jetë: në Rumani me Iashin dhe tani me Kombëtaren shqiptare.

Moshat – I rritur profesionalisht në Norvegji, Qaka është aktivizuar me të gjitha moshat e përfaqësueseve norvegjeze (nga U-15 deri te U-19), teksa nuk është marrë në konsideratë nga U-21 dhe nga kombëtarja e madhe. Sigurisht, një histori e ngjashme me shumë shqiptarë të tjerë që janë rritur në Norvegji. Mes tyre, edhe historia e Valon Berishës, që megjithatë nuk preferoi Shqipërinë.

Si “Titi” – Por, nëse kthehemi në kohë do të gjejmë një paralelizëm të veçantë me Etrit Berishën. Të dy janë detyruar të emigrojnë për shkak të trazirave dhe situatës jo të mirë politike në Kosovë. Kanë zgjedhur të dy Skandinavinë (Suedi dhe Norvegji), por sidomos të dy janë rritur në qytete aspak të njohura, përveç se peshkimi, blegtoria dhe rritja e dhenve. Sepse, nëse Berisha u rrit në Kalmar, Qaka ka hedhur hapat e parë në një qytezë të vogël të quajtur Brandbu. Sigurisht, që në moshë të vogël, ai u transferua familjarisht në Oslo, ku edhe me Valerengën nisi të hedhë hapat e parë. Pikërisht, ashut si Xhani de Biazi bëri me Etrit Berishën (“E mora në një fshat peshkatarësh, kur askush nuk e njihte”) 5 vjet më parë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image