Në Angli bëhet ves/ Sulmuesi nuk do t’ja dijë për rregulla, festë e çmendur me femra deri në mëngjes

Moise Kean është vënë në qendër të kritikave në Angli, teksa ka thyer rregullat e karantinës dhe ka përfunduar duke organizuar një festë të shfrenuar në shtëpinë e tij. Sulmuesi 20-vjeçar e ka kaluar mbrëmjen deri në orën e para të mëngjesit nën praninë e femrave të ndryshme. Një gjest i papërgjegjshëm ky, duke përsëritur pak a shumë rastin e Kyle Ëalker. Me sa duket lojtarët e Premier League nuk e magjinojnë dot jetën e tyre pa festuar dhe nuk duan t’ja dinë as për situatën e vështirë të krijuar këto kohë. Burime pranë italianit zbulojnë se festa ishte e egër dhe zgjati për shumë orë, si dhe në rrjet kanë qarkulluar edhe foto prej natës së çmendur në shtëpinë e futbollistit.
Ky veprim i Kean padyshim që ka zgjuar edhe irritimin e klubit të Evertonit, i cili ka reaguar menjëherë dhe bën me dije se do të marrë masa për lojtarin. Sipas mediave britanike një gjobë mbi 100 mijë paund mund të adresohet për futbollistin 20-vjeçar, megjithëse një shumë e tillë është vetëm 2 javë nga paga e tij. Ndërkohë ka edhe zëra për një largim të mundshëm të Kean. Ky i fundit ka dështuar në sezonin e parë me Everton, duke mos lënë gjurmë në fushën e lojës dhe së bashku me gjestin e bërë së fundi i ka flakur në kosha to 27 mijë paund që klubi britanik shpenzoi për ta marrë nga Juventusi, ku shihej si një sulmues me të ardhme të ndritur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *