Qeshja epike e drejtuesit të çekëve që parashikoi anormalen, grupi i ferrit dhe “Championsi” që nuk iu gëzua askush

Nga Klaudio Ndreca

Kur do të hidhej shorti i “Champions League” për këtë sezon futbollistik sa i përket grupeve, për Slavian e Pragës ishte rezervuar vetë ferri. Asnjë shpresë në letër për skuadrën çeke, teksa përballë saj do të ishin Barcelona, Dortmundi dhe Interi.

Pra tre skuadra këto që kishin shpresa të mëdha për të kaluar përtej grupit dhe për të bërë mirë deri në fazat e fundit të këtij kompeticioni. Për këdo drejtues tjetër që do të ishte në vendin e çekëve në atë moment, duhej të fërkonte mirë sytë dhe të shpresonte se ishte një ëndërr e keqe.

Por nuk ndodhi me zyrtarin e lartë të Slavias së Pragës, teksa me reagimin e tok do të bënte xhiron e gjithë rrjeteve sociale. Duke mos e përmbajtur të qeshurën, habiti jo pak shikuesit pasi u njohëm me grupet e “Champions League”.

Kështu përtej pjesës së humorit, rezultatet e para të marra nga Slavia e Pragës dhe pika e marrë në transfertë ndaj Interit, bëri që shumëkush të mendonte se kjo skuadër do të bënte surprizën. Por nuk do të merrte më shumë se vendin e fundit në atë grup. E në fund teksa i kthehemi këtij momenti, edhe ajo qeshje që nuk mund të fshihej nga drejtuesi i Slavias së Pragës e kishte një kuptim, si një parashikim fatkeq, pasi këtij “Championsi” nuk iu gëzua askush. /Sport Ekspres/

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online