Ndryshon situata me Napolin, menaxheri i Hysajt: Është kthyer në nivelet e Sarrit, Gatuzo i jep besim

Elseid Hysaj është rikthyer të luajë titullar në ndeshjet e fundit nën drejtimin e Xhenaro Gatuzos, megjithëse jo çdo gjë ka shkuar më së miri gjatë paraqitjeve të tij. Dy penallti të shkaktuara dhe një karton i kuq në takimet e fundit për Kupën e Italisë e kanë shoqëruar mrojtësin shqiptar.

Por gjithsesi, minutat në këmbë janë të rëndësishme për shkodranin, që duket se po përmirëson pozitat e tij në radhët e Napolit. Një gjë të tillë e konfirmon edhe menaxheri i Hysajt, Xhuifredi, që thotë se Gatuzo po i rrit vetëvlerësimin lojtarit, që sipas tij po kap sërish nivelet e periudhës kur ishte nën urdhërat e Sarrit.

“Rinovimi i Hysaj? Ai po bën paraqitje të rëndësishme me Gatuzon. E ndjen besimin e plotë të trajnerit, i cili i rrit vetëvlerësimin. Duket se është rikther në nivelet e kohës kur Sarri ishte aty”, ka thënë Giufredi ./Sport Ekspres/