Ndeshja më e veçantë në karrierën e Amir Rrahmanit, do të luajë kundër skuadrës së tij

Nga Klaudio Ndreca

Ndeshja më veçantë në karrierën e Amir Rrahmanit do të jetë kjo e sotmja, atje ku Verona do të përballet ndaj Napolit. Një përballje e cila do të nisë në orën 19:30 dhe e vlefshme për Serinë A.  Por çfarë e bën të veçantë këtë 90 minutësh për mbrojtësin shqiptar?

Rrahmani ka firmosur me Napolin dhe do të jetë pjesë e kësaj skuadre që nga sezoni i ardhshëm. Marrëveshja është zyrtarizuar dhe pritet vetëm mbyllja e këtij sezoni me Veronën që ka befasuar në Serinë A, jo vetëm me lojtarët e prodhuar, por edhe me rezultatet e marra. Pra kjo do të jetë një përballje me të ardhmen dhe kundër skuadrës së tij, Napolit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *