VIDEO | Napoli triumfon ndaj Sasuolos, Hysaj asist

Napoli i Karlo Ançelotit arrin një fitore të pastër ndaj Sasuolos, brenda në “San Paolo”. Nënkampionët e Italisë triumfuan 2-0, dhe shkurtojnë diferencën me Juventusin e vendit të parë përsëri në 6 pikë.

Edhe pse trajneri i të kaltërve kishte bërë shumë ndryshime dhe shumica e lojtarëve ishin të formacionit të dytë, Napoli nuk e diskutoi thuajse në asnjë rast fitoren. Ndeshje mjaft e mirë dhe për Hysajn, ku lojtari i kombëtares sonë asistoi për golin e dytë.

Gjithçka nisi mirë për të kaltrit, teksa u deshën vetëm 3 minuta dhe talenti nga Algjeria, Adam Unas mposhti Konsilin me një gol të bukur. Napoli tentoi të shënonte dhe golin e qetësisë në pjesën e parë, por nuk arriti t’i konkretizonte rastet e paraqitura.

Në pjesën e dytë Ançeloti bëri dhe disa ndryshime, ku u aktivizua dhe Lorenco Insinje, pasi ishte lënë në stol si pasojë edhe e sfidës së luajtur në mesjavë në Champions. Ishte lojtari i kombëtares sonë, Elseid Hysaj, i cili asistoi Insinjen për golin e dytë të Napolit. Italiani shënoi një gol mjaft të bukur duke mbyllur takimin në shifrat 2-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *