Napoli rimerr kreun dhe Hamsik është në histori. Hysaj kthehet i zakonshmi

0

Humbja e Interit pasdite i dha zemër Napolit, që është kthyer i zakonshmi, sepse ka fituar 3-1 sot në mbrëmje, duke fituar me lehtësi. Gjithçka e lehtë, tre gola në 30 minuta, nga Kulibali, Zielinski e Hamshik, ndërsa Torino një gol ngushëllimi nga Beloti në pjesën e dytë dhe asgjë më shumë.

Goli i Hamshik është historik, sepse sllovaku ka barazuar Maradonën, si shënuesi më i mirë i historisë së Napolit, me 115 gola.

Një paraqitje mjaft e mirë edhe për Elseid Hysajn, i cili i kthyer në krahun e djathtë rigjeti rendimentin e vet konstant, me shumë siguri dhe qetësi në duelet me kundërshtarët, edhe pse shpesh sulmonin dy kundërshtarë në krahun e tij.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image