Napoli bën lëvizjen që nxjerr Hysajn në shitje

Elseid Hysaj është shumë pranë largimit nga Napoli dhe tashmë nuk është më thjesht një spekulim.

Gazetari italian Alfredo Pedula shkruan se Napoli po mbyll marrëveshjen me Atletikon e Madridit pse mbrojtësin kroat Shime Vërsaljko, për 25 milionë euro. Paga për kroatin do të jetë 3 milionë euro në sezon, çka tregon qartë se bëhet fjalë për një investim madhor dhe nuk ka shans që Napoli të shpenzojë aq shumë për një futbollist stoli.

Vërsaljko është mbrojtës i djathtë, ndaj detyrimisht Hysaj del në shitje, me Çelsin që duket destinacioni i tij. Në Londër pritet të shkojë Mauricio Sarri, i cili e ka një ndër lojtarët e tij të preferuar Hysajn dhe e do me vete.

Mbrojtësi i kombëtares sonë do të merrte një rritje të jashtëzakonshme page në Angli, ndaj largimi nga Napoli nuk do të ishte shumë i dhimbshëm, aq më shumë që dështimi i këtij sezoni në javët e fundit, me titullin që mbeti sërish mirazh, ka zhgënjyer shumë lojtarë dhe zor se mjafton ardhja e Karlo Ançelotit që të kthehet entuziazmi te lojtarët kryesorë, duke nisur nga kapiteni Marek Hamshik.

Hysaj ka një klauzolë prej 50 milionë eurosh dhe nëse këtë muaj një klub joitalian e paguan, transferimi kryhet menjëherë, mjafton të japë Ok vetë Hysaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *