Muaji i Gurit, çmim për sulmuesin shkodran

0

Sindrit Guri është kthyer tashmë në një nga yjet e Superiores dhe loja e tij të Kukësi, shoqëruar me 7 gola në kampionat e disa të tjerë në kupë, e kanë bërë futbollist të kërkuar jashtë vendit.

Në muajin shkurt sulmuesi shkodran ishte vendimtar për Kukësin, sepse eliminoi nga Kupa Tiranën dhe gjithashtu shkëlqeu me dy gola në Tiranë ndaj Partizanit.

Kjo ka bërë që shoqata “Sporti na bashkon”  ta nderojë me çmimin e Futbollistit të Muajit, vlerësim i bukur, që Guri e fiton për herë të parë.

Para tij këtë sezon çmimin e kanë fituar Sabien Lilaj, Sebino Plaku, Ali Soue apo Kristal Abazaj, të gjithë protagonistë absolutë me ekipet përkatëse.  

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.