Starova: Aleancat në Shqipëri nuk shmangen, arbitrimet problem më i madh

Sulejman Starova ka gjetur qetësi pas suksesit ndaj Lushnjës, por e di mirë se ajo fitore nuk ka ndonjë domethënie të madhe dhe prioritet është loja e mirë, që pak nga pak po vjen te Partizani. Trajneri i të kuqve, duke folur para sfidës kundër Teutës, kërkon përqendrim maksimal ndaj një rivali që ka nevojë urgjente për pikë, ndërsa nuk u ndahet arbitrave, që sipas tij janë problem me madhor se aleancat e mundshme në kampionat.

Teuta – “Nuk ka ekipe të lehta, aq më tepër që Teuta këtë mesjavë ka fituar në transfertë. Ka pasur momente të mira dhe luhatje. Është ekip që mund të marrë rezultat ndaj çdo kundërshtari. Është një ndeshje e rëndësishme, me një kundërshtar të fortë. Fitorja me goleadë ndaj Lushnjës nuk është garanci për të ardhmen, garanci janë lojërat e mira. Nëse luajmë me këtë ritëm, ka shanse që të ecim lart.

Mungesat – “Nuk po e quajmë Telushin, për të cilin na duhet ca kohë që të presim për t’u rikthyer, shto këtu edhe Fejzullahun e Çanin. Të tjerët janë gati për të luajtur. Për tre të dëmtuarit shpresoj që të japin kontributin e tyre brenda këtij sezoni, pasi gjendja e tyre është në përmirësim. Do ishim të lumtur nëse një gjë e tillë ndodh.

Vlerësimi për lojtarët e tij – “Nuk kam thënë që Bardhi e Progni janë më të mirët e kampionatit, por që jam i kënaqur me lojën e Bardhit, Prognit, por edhe Trashit e Asanit. Normalisht që nuk ka lojtarë pa të meta. Shikoni Soue që luajti shumë mirë në Kukës në ato kushte atmosferike, por ka pasur edhe ndeshje që nuk ka prekur topin. Bushiç, që ju e konsideroni si nga më të mirët, edhe ai ka ndeshje që nuk e prek topin. Kur flas për lojtarët e mi, kam thënë realitetin, jo pr t’u shtuar vlerat. Ata e kanë justifikuar, por ne synojmë vazhdimësinë.

Rivalët – “Nuk kemi vetëm Kukësin e Flamurtarin kundërshtarë, por edhe Laçin, Kamzën e Luftëtarin. Duke qenë se ka edhe skuadra të tjera, edhe Vllaznia e Teuta.

Aleancat dhe gjykimet -” I druhem më tepër gjyqtarëve. Nëse gjykojnë mirë, kjo është një premisë pozitive. Aleancat nëse duan të bëhen, nuk i ndalon dot. Nuk jemi në Angli e Spanjë, jemi në Shqipëri. Edhe media në përgjithësi duhet të jetë më e ashpër ndaj tyre, natyrisht kur e kanë të shkruar në “ballë”. Fjala juaj (i drejtohet përfaqësuesve të medias) është shumë domethënëse. Nuk kam dëgjuar gjyqtarë që janë dënuar moralisht nga ne dhe nga ju, që më pas t’u kërkohet llogari. Ai gjyqtari në ndeshjen e famshme shkoi drejt në Champions League. Aleancat nuk janë problem, por gjyqtarët duhet të mbajnë mirë.

Dopingu – “Na përjashtuan shtangën, ia plasin të gjithë. Presin shpërblimet dhe kur plas skandali e na përjashtojnë. Jemi në gjendje katastrofike sa i takon kontrollit të dopingut në të gjitha disiplinat. Sa i takon Jashanicës ai është një viktimë, pasi nuk është në një sport individual. Do ketë qenë një gabim i stafit mjekësor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online