Molde, misioni tjetër “i pamundur” i Laçit

Në momentin kur shorti i rezervoi Laçit në turin e parë qipriotët e Anorthosis, normalisht u mendua si një kundërshtar shumë i vështirë për t’u kaluar. Gjithsesi, skuadra e teknikut Besnik Prenga bëri dy ndeshje të mëdha, duke arritur një kualifikim të merituar. Në raundin e dytë vështirësia rritet, pasi në horizont janë norvegjezët e Moldes. Një skuadër shumë më e fortë se Anorthosis dhe në letër dukshëm favorite ndaj kurbinasve. Gjithsesi, Laçi kurrsesi nuk do të heqë dorë, pasi do të provojë për të shkuar akoma dhe më larg, për t’i surprizuar të gjithë sërish.

Kundërshtari i radhës është një nga ekipet që ka bërë shumë mirë në edicionet e fundit në Norvegji. Kjo skuadër është krijuar në vitin e largët 1911, por nuk ka më shumë se tre tituj kampion. Të tre këto kampionati, Modle i ka fituar nga viti 2011 dhe pas.

Meritë të padiskutueshme ka trajneri aktual Ole Gunar Solskjaer, i cili është një emër shumë i madh i futbollit. Në kohën e tij ai është shpallur kampion Europe me Mançester Junajtid, duke qenë njeriu deçiziv në finale me golin e shënuar në shtesë ndaj Bajernit të Mynihut, në vitin 1999. Me përfaqësuesen norvegjeze ai ka shënuar 23 gola në 67 ndeshje.

Solskjaer mori drejtimin e skuadrës së Molde në vitin 2011 dhe një vit më vonë çoi titullin e parë në historinë e këtij klubi. Të njëjtin sukse spati dhe një edicion më vonë, për t’u larguar më pas në Uells. Rikthimi i tij në Norvegji do të sillte të tjera suksese, pasi në vitin 2015 ai arrti që ta nxirrte skuadrën e tij në vendin e parë në grupet e Europa League, në grupin ku bënte pjesë dhe Fenerbaçe, Ajaks, dhe Sëlltik. Në raundin pasardhës Sevilja ishte një kockë shumë e fortë.

Edhe sa i përket vlerës së të dyja skuadrave norvegjezët janë dukshëm më lart se bardhezinjtë e Laçit, pasi në total kanë një vlerë prej 10.95 milion eurosh, ndërsa Laçi vetëm 4.6 milion euro. Kurrë nuk duhet thënë kurrë në futboll, pasi llogaritë këtu nuk kanë vlerë. Kurbinasit do të tentojnë një tjetër mrekulli, këtë herë akoma dhe më të madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *