Moderatorja shpërqendrohet nga tifozët e Partizanit, propozim për martesë…pa unazë!

Ka raste kur tifozët e kalojnë disi në plan të dytë derbin, kur për disa minuta ka një temë tjetër diskutimi. Si përshembull, në momentin kur moderatorja e “Supersport”, Gea Brahaj, ka qenë pranë sektorit të të kuqëve për të raportuar në lidhje direkte.

Gjatë këtij momenti, disa tifozë të Partizanit kanë thirrur emrin e saj, duke e larguar disi mendjen nga derbi. Pavarësisht se Brahaj u mundua të mos i kushtonte interes, thirrjet e shumta bën që hidhte edhe një shikim për të parë njerëzit që po e thërrisnin gjatë gjithë kohës. Ndërkohë një tifoz i të kuqëve, është ulur edhe në gjunjë si për të bërë veprimin e propozimit për martesë. Sigurisht, nuk kishte një pranim, pasi dhe vetë tifozi nuk kishte unazën me vete për t’ia dhuruar. /Sport Ekspres/