“Mister X” i Tiranës përfundon në Suedi, ende nuk e dimë si luan

Për të gjithë ata që nuk e dinë, Erik Ouma ishte pjesë e Tiranës sezonin e shkuar. Ai bënte pjesë në klubin bardheblu, por u huazua te skuadra e Kastriotit. Afrikani nuk arriti të përshtatej në Shqipëri, pasi jo vetëm që nuk luajti me Tiranën, por diçka të tillë nuk e bëri as me krutanët.

Ai erdhi pa bujë dhe u largua pa nam. 21-vjeçari nga Kenia ishte një “mister x” për të gjithë, pasi nuk i pamë cilësitë e tij. Mediet afrikane bëjnë me dije se futbollisti ka gjetur ekip të ri. Mbrojtësi do të luajë sezonin e ardhshëm në ligën e dytë suedeze.

Lojtari ka arritur marrëveshjen me klubin e Vasalund IF. Një kapërcim i mirë duke parë teposhtën që keniani pësoi. Ai u afrua me miratimin e trajnerit Ze Maria. Braziliani nuk e njihte forcën e vërtetë të kampionatit shqiptar dhe mendonte se do të ishte një nivel mediokër. Jo se nuk është, por jo deri në gradën e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *