Milani zhgënjen, Giampaolo: Kam qenë tifoz i Interit, por nuk jam kali i Trojës

Giampaolo ka zhgënjyer deri në këto momente nën drejtimin e Milanit dhe shpesh herë është përfolur për një largim të tij nga stoli kuqezi. Në 6 ndeshje ka vetëm 6 pikë të grumbulluara dhe gjendet në pozitë të keqe në renditje.

Ndërkohë një deklaratë e tij se dikur ka bërë tifozeri për zikaltërit e Interit, ka ngritur hije dyshimi nëse Giampaolo nuk e ka marrë seriozisht detyrën e tij në stolin e Milanit. Por në një intervistë për “Le Lene”, italiani ka mohuar këto hipoteza, duke thënë se Milani vjen para interesave personale. Ndërsa sa i përket dorëheqjes, Giampaolo nuk e sheh këtë të fundit si një mundësi.

“Duhet të gjejmë një zgjidhje për krizën. Të largohem? Kurrë. Kushdo që largohet do të thotë se dorëzohet. Nuk jam kal i Trojës i familjes Zheng. Thashë se kam qenë mbështetës i Interit në fëmijëri, deri në moshën 10 vjeçare. Qëllimi jonë është që ta japim maksimumin. Milani është mbi interesat individuale”, ka thënë Giampaolo./Sport Ekspres/