Milan-Pato bëhet serioze, zhvillimet e fundit

0

Aleksandro Pato mund të rikthehet te Milani. Kuqezinjtë kërkojnë edhe një sulmues tjetër dhe braziliani është një nga ato lëvizje që nuk kushton shumë. Aktualisht ai është pjesë e Tianjin Quanjian dhe kontrata e tij është e vlefshme deri në dhjetor të vitit 2019. Rikthimi në Serie A e “josh atë”.

Ibrahimoviç është një tjetër pistë, por suedezi është 37 vjeç dhe frika për probleme fizike ekziston. te Junajtid një dëmtim e la gjatë jashtë fushave të blerta. Pato nga ana tjetër është 29 vjeç dhe sezonet e fundit ka treguar stabilitet.

Në dy kampionatet e fundit në Kinë ka realizuar 30 gola (15 çdo zezon) dhe së shpejti do të vendosë për të ardhmen. Tianjin Quanjian do tentojë ta bindë sulmuesin të rinovojë kontratën, por me Milanin pas krahëhve Pato zor se do të pranojë.

Leonardo nuk ka qëndruar duarkryq gjatë kësaj periudhe sikurse raporton “Corriere dello Sport”. Drejtori sportiv i Milanit e ka kontaktuar sulmuesin dhe dëshira është që ta transferojnë atë. Kuqezinjtë nuk mund të shpenzojnë shumë për shkak të “FairPlay”-it financiar dhe Pato nuk është se kushton shumë. Sikurse kuptohet, gjërat janë serioze dhe rikthimi i Patos te Milani mund të bëhet shumë shpejt realitet.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.