Ardian Ismajli është futbollisti më i mirë i Kombëtares dhe këtë e tregojnë statistikat. Ndoshta vetëm Lorik Cana e ka bërë të njëjtën debutim te Kombëtarja, duke iu besuar menjëherë fanella e titullarit, për të mos dalë më nga fusha.
Nëpërmjet një reagimi në “Facebook”, Ismajli shkruan edhe për analistët në Kosovë pasi u largua dhe la shiritin e kapitenit te U-21 i dardanëve.
“Diçka për rezervistin. Nuk po dëgjohen disa gazeta dhe analista nga Kosova, kanë humbur diçka, sidomos ai i famshm. Askush nuk ka mundur të mposht as nuk nuk do munden me ndihmën e Zotit dhe familjes”, shkruan Ismajli. /Sport Ekspres//