U afrua si Reja dhe ndryshon pas presioneve! Vllaznia nuk e di Partizanin që do të ketë përballë

Kur ekipet përballen me njëra-tjetrën, ashtu si edhe Kombëtaret, trajnerët gjithmonë studiojnë ndeshjet e kaluara për t’i përdorur si armë shtesë në fitore. Por në prag të ndeshjes mes Vllaznisë dhe Partizanit, trajneri Jonuz do e ketë paksa të vështirë për të parashikuar të kuqtë.

Trajneri Lerda erdhi me të njëjtën ide, ashtu siç edhe Reja te Shqipëria. Pikërisht ajo skemë 3-5-2 që e afirmoi Conten dhe e ngriti në majat më të larta. Por nëse Reja nuk hoqi dorë te Kombëtarja pavarësisht kritikave, derisa erdhën rezultatet pozitive, kjo nuk ndodh me Lerdën.

Ky i fundit e ndryshoi menjëherë modulin e lojës duke hequr dorë nga bindja e tij, vetëm për t’i garantuar stabilitet ekipit dhe për të përmbushur dëshirat dhe këshillat që i erdhën gjatë atyre të momenteve të vështira. Gjithashtu edhe në përballjen e radhës në Shkodër nuk pritet që Partizani të luajë me skemën 3-5-2, por Lerda është trajner i paparashikueshëm dhe kjo shihet lehtësisht që te rezultatet. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online