Mbrojtësi i Barcelonës flet për jetesën: Ha ushqim 40-100 euro, Ferrari mbetet thjeshtë një makinë

Futbollistët që luajnë në nivelet e larta padyshim që mbeten ndër personat më të paguar, ndërsa edhe jetesa e tyre një nga më të mirat. Por në raste të veçanta, kemi edhe lojtarë që zgjedhin të mbeten sërish të thjeshtë.

Një prej tyre është edhe Clement Lenglet, që luan me Barcelonën. Kur flitet për paratë, zgjedh që të jap disa mesazhe të bukura që jo gjithçka rrotullohet rreth parasë dhe shpenzimit të tyre.

“Unë nuk e kam ndryshuar stilin e jetesës sime. Ndoshta kjo punë më ka privuar paksa nga shoqëria, pasi nuk mund të shkojë më në kinema për të parë filma. Por kam kënaqësinë dhe momentet fantastike që më dhuron futbolli. Sigurisht, e kuptoj vlerën e parave, por zgjedh të jem i arsyeshëm dhe të jetoj jetë normale. Kur shkoj në një restorant, zgjedh të konsumoj edhe një pjatë prej 40-100 euro. Nuk e shikoj çmimin. Të blej një Ferrari? Jo. Ato janë të bukura, por nuk më tërheq shumë. Mbetet thjeshtë një makinë”, ka thënë Lenglet. /Sport Ekspres/